I mituri në Tiranë qëllon në ajër me pistoletë manovër, merret nën hetim babai

3 Prill 2025 | 13:06

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një 53-vjeçar, pasi djali i tij 12 vjeçar u filmua duke qëlluar me një pistoletë manovër, video e cila më pas u publikua në një portal.

Sipas policisë, 12-vjeçari është filmuar duke qëlluar në ajër me një pistoletë manovër, e cila është sekuestruar së bashku me 14 fishekë manovër.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. X., 53 vjeç, pasi në një video të postuar në një portal, shfaqet djali i tij 12 vjeç, duke qëlluar në ajër, me pistoletë manovër. Ky send u gjet nga Policia dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me 14 fishekë manovër”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026