I mori para disa herë një vajze me anë të mashtrimit, kapet në flagrancë 21-vjeçari
Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa qytetarë, me qëllim përfitimin e shumave të konsiderueshme të parave.
Sipas njoftimit të policisë, i riu u arrestua në flagrancë, në momentin që shkoi për të marrë një shumë parash nga një 26-vjeçare, të cilën e kishte mashtruar edhe më parë.
Efektivët e Komisariatit Nr. 2 organizuan operacionin policor të koduar “Strategjia”, pas kallëzimit të shtetases, e cila deklaroi se ishte mashtruar disa herë nga 21-vjeçari E. H., i cili përdorte identitet të rremë.
I riu, banues në Paskuqan, u ndalua në flagrancë pikërisht në momentin që po i merrte një tjetër shumë parash kallëzueses.
Policia bën me dije se vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
“Me identitet të rremë, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur, disa qytetarë, për t’iu marrë para, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.
Ai u arrestua në flagrancë, në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.
Pas kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas, të cilit i kishte dhënë disa herë, shuma parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë nisur punën për kapjen e autorit, i cili përdorte identitet të rremë, si dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i veprimeve operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Strategjia”, u arrestua në flagrancë, teksa po i merrte një tjetër shumë parash, denoncueses, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Paskuqan.
Vijojnë hetime për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”. thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 14:02 Dosja “Aruba”, Gjiknuri padit për shpifje avokatin Llangozi: Të publikojë prova ose të dorëzojë licencën
- 13:40 PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 13:34 Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
- 13:23 Kupa e Botës 2026, Kane dhe Bellingham kanë shënuar 12 nga 13 golat e Anglisë
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë