I nderuar që Yuri Kim nuk më ftoi në festimet e djeshme, thotë Berisha

29 Korrik 2022 | 12:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ishte i ftuar në festimet që u mbajtën për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, por tha se ishte i nderuar që ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk e ftoi.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Kim me qendrimet e saj dhe mafia e George Soros, kanë dëmtuar perceptimin e shqiptarëve për Shtetet e Bashkuara.

“Zonja Kim, duke mos më ftuar më nderoi. Kjo për faktin se ajo me qëndrimet e saj, ka dëmtuar më shumë bashkë me Edi Ramën dhe mafien e George Soros, perceptimin dhe imazhin e shkëlqyer që kanë pasur shqiptarët për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U ndjeva i privilegjuar që unë nderova ngjarjen midis mirditorëve, ndër shqiptarët më tradicionalë të të gjitha trojeve. Shpreh urimet më të mira për 100-vjetorin, për të cilin Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë kontributet më të pakrahasueshme historike”, theksoi Berisha.

Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të shqiptarëve.

Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vitesh gjatë pushtimit italian dhe regjimit komunist për t’u rivendosur sërish më 15 mars 1991 me përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e demokracisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Me 78 vota pro, Ismail Shehu u zgjodh sot nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik. Në votimin e kandidaturës së Shehut pati...
17:47 | 23/07/2026

Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur në seancën plenare vetëm për të...
16:57 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026