Po i ndiqte policia/ Vdes në aksident 18-vjeçari shqiptar në Bolonja, plagoset shoku

12 Shtator 2025 | 12:09

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Via Murri, në periferi të Bolonjës, ku një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën, ndërsa patrioti i tij 19-vjeçar u plagos dhe u dërgua në spital me dëmtime të moderuara.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur dy të rinj shqiptarë, banorë të qendrave për të mitur të huaj të pashoqëruar, u vunë re nga policia në semaforin në Via Tolmino.

Dyshimet për moshën e re të shoferit dhe pasagjerit çuan në përpjekjen për t’i ndaluar, por pas një arratisjeje të shpejtë, makina u përfshi në një aksident fatal në Via Murri.

Sipas hetimeve paraprake, mjeti tip Audi kaloi përmes disa rrugëve kryesore të qytetit para se të dilte nga rruga në një kthesë në Via dei Lamponi, ku u përplas me një shtyllë ndriçimi dhe një tabelë rrugore, duke u ndarë në dysh.

Sipas mediave italiane pasagjeri Valerjo Maksuti, 18-vjeç, përfundoi jashtë makinës nga përplasja e madhe dhe ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa shoferi 19-vjeçar u dërgua në Spitalin Maggiore me lëndime të mesme.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës, përfshirë paramedikët, zjarrfikësit dhe forcat e policisë lokale dhe shtetërore, të cilat kanë siguruar zonën dhe po vijojnë hetimet.

Shoferi 19-vjeçar mund të përballet me akuzën për vrasje me makinë.

Sipas BolognaToday, incidenti u konfirmua nga kamera e sigurisë së një farmacie lokale dhe nga dëshmitë e banorëve, të cilët përshkruan një shpërthim të fortë dhe britma.

Videoja e regjistruar tregon makinën duke kaluar me shpejtësi, e ndjekur nga përplasja brutale me trotuarin dhe shtyllën.

Skena thuhet se është filmuar edhe nga një kalimtar me telefon celular, i cili u zhduk menjëherë pas ngjarjes.

Kush janë viktima?

Të dy janë shqiptarë dhe banorë të dy qendrave të ndryshme për të mitur të huaj të pashoqëruar.

Në vendngjarje ndërhynë paramedikët e 118, policia lokale dhe shtetërore, si dhe zjarrfikësit për sigurimin e zonës.

19-vjeçari mund të përballet me arrestimin për krimin e vrasjes me makinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026