I nxehti afrikan ‘pushton’ vendin, temperatura 9 gradë mbi mesataren
“Kjo javë pritet të jetë shumë e nxehtë, me temperatura të larta deri në 9 gradë mbi mesataren në disa zona të vendit”.
Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, meterologu Hakil Osmani.
Sipas tij, temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë celcius.
“Përsa i përket temeperaturave të ajrit, vlen të theksohet se do të jenë goxha të larta gjatë kësaj jave. Pritet që temperaturat të jenë edhe 35 gradë celcius, pra 9 gradë më të larta se sa i përket këtij muaji. Në orët e mesditës në zonat bregdetare dhe të ulëta”, tha ai.
Osmani u shpreh se edhe në zonat malore do të ketë temperatura të lartë të cilat mund të shkojnë deri në 28 gradë celsius.
Edhe në Kosovë e Maqedoni të Veriut, java do të jetë e nxehtë dhe me mot të qëndrueshëm, sipas meterologut.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026