“I pandershmi nuk do fitojë më shumë”- Eksperti: SPAK do rivendosë balancën e tregut
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, është shprehur se SPAK do të rivendosë balancën e tregut, duke bërë që të pandershmit të mos përfitojnë më shumë se të ndershmit.
Komentet Karamuço i bëri në “Barometri” në Euronews Albania, ku po komentonte sondazhin i cili tregonte se 30.8 % e të pasurve besojnë te SPAK.
Ai tha se të pasurit e ndershëm janë ndeshur me shumë padrejtësi në punët e tyre dhe shikojnë te SPAK besim se do të rivendosë balancën e tregut.
“Shikoj te çështja e vlerësimit që janë shumë të pasur, pavarësisht se shumë prej tyre janë pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe thonë jo mos më pyet për 1 milionëshin e parë, duke iu referuar Berluskonit dikur, por personat e pasur që i kanë bërë me djersë paratë gjatë gjithë vitit, kanë pasur probleme me konkurrencën, me gjobat, me tregun e pandershëm, hakmarrjet, etj dhe mendoj se SPAK do të rivendosë balancat e tregut, ku i pandershmi nuk mund të marrë më shumë merita sesa i ndershmi. Dhe kjo është një arsye pse ata kanë kaq shumë besim te SPAK”, u shpreh Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
- 12:36 “Do luftojmë me thonjtë tanë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza
- 12:34 Japonia premton 15 milionë dollarë ndihmë për Iranin, Libanin dhe Bregun Perëndimor
- 12:30 Irani: Kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit nuk mund të garantohet pa koordinim me Teheranin
- 12:25 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 12:20 Italia do t’i bashkohet iniciativës ‘Pax Silica AI’ të udhëhequr nga SHBA-të pavarësisht tensioneve mes Trump dhe Melonit
- 12:01 Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”