“I përjetshëm kujtimi i tij”- Rama përkujton Ibrahim Rugovën

21 Janar 2023 | 14:30

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova në 17-vjetorin e ndarjes s ëtij nga jeta.

Përmes një postimi në facebook, Rama ka shpërndarë një foto bardh e zi të ish-presidentit me mbishkrimin: “I përjetshëm kujtimi i Ibrahim Rugovës”.

Kujtojmë se ish-presidenti i Kosovës ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Ibrahim Rugova është lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia kanë pushkatuar të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që kishin depërtuar në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e ka kryer në Istog, të mesmen në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e ka kryer në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 ka qëndruar në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ka ndjekur interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Ai ka doktoruar në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

LEXO GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrit masiv që përfshiu fshatin Drizë dhe zona përreth, duke shkaktuar...
10:19 | 06/07/2026

Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)

Seanca e radhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet këtë të hënë ndërsa SPAK ka thirrur si dëshmitar, ish-ministrin e Mbrojtjes dhe ish-zv.kryeministrin Gazmend Oketa....
10:01 | 06/07/2026

Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se këtë të hënë, 6 korrik 2026, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv në kuadër të...
08:25 | 06/07/2026