I shpëtoi masakrës në banesë, Tefta Malaj kërcënohet nga njerëzit e bashkëshortit
Tefta Malaj, 39-vjeçarja shqiptare e cila u qëllua me thikë nga bashkëshorti i saj Taulant Malaj, ka lënë ambientet e spitalit dhe është bashkuar me djalin e saj 5-vjeçar.
Mediat italiane shkruajnë se 39-vjeçarja është kërcënuar nga familjarët e bashkëshortit të saj.
Bëhet me dije se në Itali ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Tefta Malajn dhe djalin e saj të mitur.
Gruaja së bashku me djalin i mbijetoi masakrës ku humbi jetën vajza e saj 16-vjeçare Xhesika Malaj, si dhe fqini 51-vjeçar Massimo De Santis, me të cilin bashkëshorti e akuzonte se kishte një lidhje jashtëmartesore.
Duke qenë se 39-vjeçarja është nën kërcënimin e të afërnve të bashkëshortit dhe faktit se nuk mund të kthehet në banesën ku iu vra vajza, në qytetin e Torremaggiore ka nisur një fushatë sensibilizuese në ndihmë të saj.
Avokati që ndihmonte gruan, Michele Sodrio, thotë se është “i lumtur, mbi të gjitha për solidaritetin që po tregojnë njerëzit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni
- 09:39 Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
- 09:37 Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
- 09:28 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni
- 09:20 Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor
- 09:14 Protestuesi i vë flakën vetes jashtë selisë së OKB-së në Nju Jork
- 09:12 Identifikohet autori i sulmit me bombë në Monako, ku u plagos oligarku ukrainas. Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar