I vdes i ati, Lulzim Berisha lë qelinë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore
Lulzim Berisha do të lirohet nga qelia e paraburgimit për disa orë, pas një fatkeqësie familjare.
Për shkak se babai i tij ka ndërruar jetë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhë Berishës leje në intervalin kohor, nga ora 12:30–16:00, në mënyrë që ai të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit ndërsa do të shoqërohet nga forca policore dhe nën masa të rrepta sigurie.
Berisha aktualisht po vuan me burg ditët e mbetura nga dënimi i tij me 25 vite ndërsa akuzohet nga SPAK dhe në lidhje me vrasjen e Klodian Saliut, në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj.
Kujtojmë që në vitin 2014 Gjykata e Lartë i hoqi dënimin me burgim të përjetshëm Lulzim Berishës duke ja konvertuar me 25 vite burg me akuzat për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vrasje dhe trafiqe ilegale në vitet 1998-2000.
2 vjet më vonë, ish-kreu i bandës së Durrësit mundi të lërë qelinë me vendim të Apelit të Durrësit, e cila përmes një llogaritje matematikore arsyetoi se 3 e 4-ta e dënimit ishte shlyer, sjellja e tij ishte e mirë dhe i faleshin 5 vite të mbetura dënimi.
Megjithatë, do ishte Gjykata e Lartë, e cila në dhjetor 2021 do të prishte vendimin e Apelit të Durrësit për faljen e 5 viteve, duke kërkuar rikthimin në qeli për vuajtjen e tyre. Me këtë arsye Prokuroria e Durrësit e shpalli në kërkim në janar 2022 dhe u arrestua në Spanjë në dhjetor 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng