I vendosi flakën fushës së mbetjeve urbane, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka ndezur në mënyrë të përsëritur zjarr në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane.
Zjarri ka shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe mjedisit, ndërsa flakët kanë rrezikuar të përhapen drejt zonës së banuar dhe pyllit të Sodës, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike.
Materialet procedurale në ngarkim të të arrestuarit i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, e parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.
“Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo dhe atyre nga pakujdesia, strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin: E. I., 38 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Ky shtetas, në dy raste të ndryshme, konkretisht në datë 30.06.2025, rreth orës 20:50, dhe sërish në datë 01.07.2025, rreth orës 12:00, ka ndezur zjarr në mënyrë të përsëritur në një grumbull mbetjesh urbane, në vendin e quajtur “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe të mjedisit, si dhe duke rrezikuar me përhapjen e flakëve qendrën e banuar përreth dhe pyllin e Sodës, një zonë kjo e mbrojtur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për kujdes maksimal në çdo veprim që mund të rrezikojë mjedisin, jetën apo pronën, dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo veprimi të kundërligjshëm në numrin 112, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të menjëhershëm nga strukturat policore.
LEXONI GJITHASHTU:
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet