VIDEO/ Zjarr i madh në Durrës, tregu i plazhit përfshihet nga flakët

29 Qershor 2025 | 16:41

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e kësaj të diele në zonën e Plazhit në Durrës, pranë tregut lokal.

Flakët kanë përfshirë disa biznese, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Policia ka nisur evakuimin e banorëve nga pallatet dhe hotelet përreth.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Durrësit, për përballimin e flakëve që kanë përfshirë tregun e Plazhit, janë nisur edhe zjarrfikësit nga Kamza.

Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe rrezikut të përhapjes, mbështetja nga forca shtesë është bërë e domosdoshme për vënien nën kontroll të situatës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026