PAMJE/ Disa banesa rrezikohen nga zjarri i madh në Hoshtimë, flakët përhapen nga era
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën pranë varrezave në fshatin Hoshtimë.
Dy mjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Zjarri ka nisur në afërsi të varrezave të fshatit dhe për shkak të përhapjes së tij, janë në rrezik ullishtet dhe tokat bujqësore të zonës.
Më në distancë ndodhen edhe banesat e fshatit, të cilat gjithashtu mund të rrezikohen nëse flakët avancojnë.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit dhe erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve.
Zjarri po avancon drejt fshatit Kërkovë po rrezikon dy shtëpi dhe një stan.
Të gjitha strukturat përkatëse ndodhen në vendngjarje, me qëllim vendosjen sa më shpejt të zjarrit nën kontroll.
Zjarr i madh afër varrezave në Hoshtimë, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën pranë varrezave në fshatin Hoshtimë.Dy mjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin e flakëve. pic.twitter.com/aW2lB4E8zk
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 29, 2025
Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe forcat e FNSh-së dhe një helikopter i emergjencave civile, për të vënë situatën nën kontroll.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona












