“I vetmi film origjinal në Oscars 2023 është…”, e zbulon Ingrid Xhaja
Ndërsa pritet që të nisë ndarja e çmimeve “Oscars 2023”, Ingrid Xhaja, ka ndarë mendimet e saj për filmat që janë të nominuar për këtë vit.
E ftuar në Euronews Albania, ajo tha se industria e filmit në përgjithësi është në një fazë të vështirë të saj. Sipas saj, kinemaja ka mungesë të theksuar të ideve të reja dhe se është bërë gjithnjë e më e vështirë që të krijohen filma “që lënë gjurmë”.
Gjithashtu Xhaja shtoi se për të i vetmi film origjinal për këtë vit është “Everything, Everywhere, all at Once.
“Vetë Hollywood-i është duke pasur këtë krizë të vështirë në prodhimtari. Ka mungesë inovacioni, ka mungesë risish, në të gjitha aspektet edhe në term edhe në përmbajtje.
Nuk shikon filma që janë thellësisht origjinal, apo filma që do krijojnë atë bazën edhe do jenë aty me vite, si “The Shawshank Redemption”, që sido të jetë puna, do qëndrojë atje dhe njerëzit do e shikojnë.
Mungon kjo lloj materie. Duke i parë të gjithë filmat unë jam bërë njësh me mendimin që i vetmi film krejtësisht origjinal është ai me multiverset “Everything, Everywhere, all at Once”, – tha për Euronews Albania eskpertja e komunikimit në industrinë e filmit, Ingrid Xhaja.
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane