I vihet tritol ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras

6 Korrik 2023 | 11:06

Një sasi tritoli i është vendosur ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të mërkurës.

Godinat janë në pronësi të shtetasit Spahi Jahja nga Laçi, të cilat i kishte kthyer në biznes.

Burime bëjnë me dije se në një bidon 10 kg të prerë ishte vendosur një kallëp tritoli me fitil, por fitili është fikur.

Pronari ka lajmëruar policinë pasi ka konstatuar bidon me kallëp tritoli. Policia ka marrë në pyetje pronarin dhe banorë të zonës, të cilët janë shprehur se nuk kanë dijeni për ngjarjen dhe s’kanë pasur as konflikte me askënd.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të parë dhe lëvizjet në zonë.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Drita”, në Mamurras, në pjesën e pasme të godinës së një biznesi privat në pronësi të shtetasit S. J., 57 vjeç, banues në Laç, është konstatuar një sasi e vogël lënde plasëse artizanale (amonit malor), e futur në një bidon plastik, si dhe në një distancë më tutje, është konstatuar edhe një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, e paplasur.

Nga shërbimet e specializuara xheniere, u bë heqja dhe largimi i lëndëve plasëse.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)

Forca të shumta policie kanë shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët vijojnë protestën...
10:11 | 27/07/2026

Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)

Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit duket se kanë ndryshuar strategjinë e tyre të protestës. Ata...
09:45 | 27/07/2026

Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)

Kur ora shënoi 09:00 këtë të hënë, pika e kalimit kufitar të Kapshticës u rihap dhe vijoi punën normalisht. Menjëherë nisi qarkullimi i mjeteve dhe...
09:15 | 27/07/2026