Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, një sasi tritoli ka shpërthyer në pjesën e jashtme të garazhit të një 52-vjeçari në Shkodër.
Dëmet janë vetëm materiale, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i plotë:
Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekskluzive| Momenti kur Alma Kaçi del nga ambientet e komisariatit në Shkodër
- Investimet për rininë dhe sfidat e punësimit në Bashkinë Shkodër