Ekskluzive| Momenti kur Alma Kaçi del nga ambientet e komisariatit në Shkodër

24 Qershor 2023 | 21:18

Pas arrestimit të Safet Gjicit, është ndaluar në qytetin e Shkodrës dhe gruaja e cila që shfaqet në videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit. Në emisionin Review në Euronews Albania u shfaqën momentet ekskluzive kur Alma Kaçi transportohet me automjetet e BKH-së nga komisariati i Shkodrës drejt qytetit të Durrësit.

Alma Kaçi do të qëndrojë në banesën e saj në Durrës ku do të presë vijimin e hetimeve në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, fillimisht nga komisariati i policisë largohet një foristradë e bardhë e BKH-së, ku ndodhet dhe Alma Kaçi dhe pas saj oficeri tjetër transporton drejt Durrësit automjetin personal të të ndaluarës.

“Automjeti me ngjyrë të kuqe Opel, ka qenë automjeti me të cilin Alma Kaçi ak udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës. Ai po drejtohej nga një nga oficerët e BKH-së që pështë nisur drejt abnesës së saj në Durrës. Shtetasja Alma Kaçi ka qenë në foristradën e bardhë ku është nisur për në drejtim të banesës së saj në qytetin e Durrësit”, bëri me dije gazetari i Euroneës Albania, Teodor Gjerga, nga Shkodra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar pasi akuzohet se vrau me armë gjahu (çifte) bashkëshorten...
09:42 | 13/07/2026

Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja”, në kuadër të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u asgjësuan 42 bimë të...
09:38 | 13/07/2026

Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor. Sipas informacioneve paraprake, një automjet...
08:59 | 13/07/2026