“S’ta fal njeri kokën”| Gazetari: Kush është grupi pas Almës, pse u filmua Gjici?

24 Qershor 2023 | 20:38

Gazetari Ferdinant Dervishi ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Revieë në Euroneës Albania, ku foli në lidhje me videoskandalin e Safet Gjicit që çoi në arrestimin e këtij të fundit këtë të shtunë.

Dervishi tha se video është bërë përpara zgjedhjeve dhe qëllimi i saj ka qënë përfitimi i parave përmes shantazhit.

Dervishi tha se filmimi është organizuar nga një grup që fshihet pas vajzës, e cila sipas tij është e paguar për të kryer aktin.

“Kjo video është përgatitur nga një grup njerëzish dhe një nga qëllimet e saj ishte të përdorej për zgjedhje, të fitonte kandidati i opozitës. Kandidati i opozitës nuk e ka pranuar. Ky grup njerëzish a e ka paguar vajzën? Pasi ajo po bënte një gjë që është shumë e rrezikshme. Pasi po të futemi në mentalitetin shqiptar tjetri nuk të fal edhe kokën, po t’i futesh dhe t’i shkatërrosh të gjithë karrierën dhe të gjithë jetën. Në realitetin shqiptar por dhe në botë në momentin që t’i më kërcënon jetën dhe të ardhmen time t’i je e rrezikuar të goditesh prej meje, të eleminohesh përpara se të më shkatërrosh.

Kjo vajzë ka marrë një vepër shumë të rrezikshme për jetën e saj. Kush janë njerëzit që fshihen pas saj? Se nuk vajti kjo vajzë te kandidati i opozitës për t’I dhënë videon.

Vajza ka të ngjarë të jetë paguar shumë fortë për këtë video, dhe prej kësaj videoje është tentuar të nxirret para.

Më e besueshme është që kjo i është ofruar Safetit dhe s’është çudi që Safeti të ketë paguar. Kur doli video, video duket sikur është vjedhur, është filmuar nga lart”, tha Dervishi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor. Sipas informacioneve paraprake, një automjet...
08:59 | 13/07/2026

Atentati në Vorë, ky është 50-vjeçari që e vranë pranë banesës

Personi që shihni në foto është Edmond (Ali) Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të së dielës pranë banesës së...
08:00 | 13/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026