“Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit”, Llabani: Mori 2 plumba, ja ku u mjekua
Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now me Erla Mëhilli” në Euronews Albania se i shumëkërkuari Ibrahim Lici, ka qenë prezentë në masakrën me 4 vitikma në Dobraç të Shkodrës.
Sipas informacioneve të gazetares, Ibrahim Lici është plagosur me dy plumba mesditën e 30 tetorit 2024dhe është mjekuar në spitalin e Tiranës.
“Përfundimisht ai person ka qenë Ibrahim Lici. Kjo është verifikuar, është pranuar nga policia. Ai ka marr dy plumba, një në dorë e një në bark dhe në atë moment që ne e kemi parë në video është transportuar për në Tiranë ku ka marrë mjekim mjeko-ligjor.
Kjo gjë dihet nga ana e policisë. Është futur në dosjen hetimore dhe po punohet për të parë kush e ka marr, kush e ka sjellë dhe pse ka qenë aty. Që është i rëndësishëm ky fakt, është”,-tha gazetarja Llabani.
Kujtojmë se masakra e Dobraçit ndodhi pasditen e 30 tetorit 2024. Shënjestër ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati të cilët po udhëtonin me të njëjtin automjet, në kohën kur u qëlluan me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje. Hamza Lici humbi jetën menjëherë në vendngjarje ndërsa Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.
Përveç tyre në këtë atentat humbën jetën edhe dy kalimtarë rasti, bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha. Ata po lëviznin me motor kur u përplasën nga automjeti me të cilin udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushat
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta