I vranë djalin, kush është ish-gjyqtari Prendi? Ja dënimet për grupin e Shullazit
Një profil i shkurtër është bërë këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për ish-gjyqtarin Fani Prendi.
Djali 28-vjeçar i tij, Klajdi Prendi u vra në një atentat në Xhamllik.
Ish-gjytari Frani Prendi e nisi karrierën në Gjykatën e Pukës, në vitin 2006 është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe për një periudhë shumë të shkurtër kohore ka qenë edhe gjyqtar në GJKKO dhe më pas u dorëhoq pa u vënë në filtër për pasurinë, integritetin profesional dhe pastërtinë e figurës.
Në kohën kur ka qenë gjyqtar, Frani Prendi ka dënuar grupin e Emiljano Shullazit.
Gjykata e Shkallës së Parë, më trupë gjykuese të kryesuar nga Fran Prendi dënoi me 14 vite burg Emiljano Shullazin për akuzat e gjobvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.
Ndërkaq, me 12 vite burg u dënua Gilmando Dani, Indrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite Burg.
Prendi gjykoi the Salvatore Letizzian, nië anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.
Fran Prendi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006 detyrë që më pas ai e vijoi edhe për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme.
Në nëntor të vitit 2020 ai u largua nga sistemi i drejtësisë duke dhënë dorëheqjen, pa kaluar nën filtrat e vetingut.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë