Ibrahimaj: Pa Bordin e Transparencës, do e paguanim naftën më shtrenjtë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se ngritja e Bordit të Transparencës ka bërë të mundur uljen e çmimit të karburantit.
Gjatë fjalës së saj këtë të enjte në Kuvend, Ibrahimaj u shpreh se marzhi i fitimit bruto është ulur dhe nëse nuk do të ishte ngritur bordi, çmimi i karburantit do të ishte më i lartë.
“Ju thoni që kemi krijuar disa borde të cilat janë fashiste, komuniste, të cilat kanë negativisht në çmimin e karburanteve. E keni gabim. Bordet kanë bërë të mundur që marzhi i fitimit bruto përfshirë kostot operacionle, këtë vit, që nga fillimi i miratimit të bordeve të jetë 5-6%.
Ndërkohë, që gjatë vitit të kaluar, ky marzh ka qenë 15-18%. Kjo do të thotë që nëse bordet nuk do të ishin ngritur, do të kishim çmime më të larta të karburantit se ato që kemi sot”, theksoi ministrja.
Ditën e djeshme, Bordi i Transparencës vendosi që një litër naftë të shitet me 249 lekë për litër.
Ndërsa, çmimi i benzinës me 242 lekë për litër dhe ai i gazit me 83.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë