Ibrahimaj vizitë në Greqi, fton bizneset greke që të investojnë në Shqipëri

18 Nëntor 2022 | 15:13

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj zhvilloi një vizitë zyrtare në në Greqi, ku mori pjesë në forumin e biznesit Greqi- Shqipëri, zhvilluar në Athinë. Diskutimet në këtë forum u përqendruan në bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë, me fokus kryesor në promovimin e investimeve dhe eksporteve.

Ministrja ftoi investitorët grekë të rrisin prezencën e tyre në Shqipëri, sidomos në sektorë si: energjia, turizmi, transporti apo infrastruktura.

Gjatë vitit 2021, importet e Shqipërisë nga Greqia zënë 11.4 për qind të totalit dhe eksportet kanë një peshë prej 3.2 për qind.

Ministrja Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim edhe me ministrin e Ekonomisë të Greqisë, Christos Staikouras.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026