Identifikohet 20-vjeçari i vrarë në Itali, shtohet misteri: Në hetim jo vetëm vëllai
Është identifikuar 20-vjeçari shqiptar i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një banesë në zonën e Piaçenza-s në Itali. Ai është shtetasi Enriko Aliaj, vdekja e të cilit përbën ende një mister për hetuesit italianë të cilët vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e ngajrjes.
Nën hetim për vrasjen është marrë vëllai i viktimës, një 18-vjeçar, i cili ndodhej në banesë kur ndodhi vrasja.
Gjithashtu hetuesit kanë zbuluar se në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej dhe një person tjetër. Personi i tretë është identifikuar dhe po vijon puna për marrjen e tij në pyetje.
Vëllai i viktimës u mor në pyetje nga zv/prokurorja Daniela Di Girolamo në kazermën e Komandës Provinciale të Karabinierëve në Piacenza. Sipas avokatit të tij mbrojtës, Fabio Callegari, 18-vjeçari “u është përgjigjur spontanisht të gjitha pyetjeve të prokurorit dhe ka shpjeguar se vëllai i tij po mbante në dorë një pistoletë me të cilën qëlloi aksidentalisht veten duke ndërruar jetë.
“Për këtë arsye ai lajmëroi menjëherë shërbimet e urgjencës dhe u vu në dispozicion të autoriteteve”, tha avokati i 18-vjeçarit.
Nëse në të vërtetë ka qenë një aksident do të kuptohet vetëm në fund të hetimeve. Gjatë orëve të fundit karabinierët janë rikthyer në vendin e krimit për hetime të mëtejshme por nuk dihet nëse arma është gjetur. Për posedimin e armës, avokati i të riut është kufizuar duke thënë se “për këtë pikë janë ende në vijim hetimet mjeko-ligjore”.
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë