Identifikohet pas 6-vitesh autori i shpërthimit të automjetit me tritol në Bulqizë

24 Korrik 2024 | 11:55

Policia e Bulqizës ka zbardhur një ngjarje të ndodhur më datë 29 qershor të vitit 2018, në lagjen “Minatori”, ku një shtetas i paidentifikuar i vendosi lëndë eksplozive automjetit të shtetasit me inicialet T.T.

Policia bën me dije se ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të vendosjes së lëndës eksplozive, si dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ai është shtetasi me inicialet R.I., 46 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe me Prokurorinë e Dibrës, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të ndjekura me metoda proaktive, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimi me prova ligjore të ngjarjes kriminale me eksploziv, të ndodhur në vitin 2018, në Bulqizë.

Si rezultat u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi R.I., 46 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

Shtetasi R.I., dyshohet se me datë 29 qershor 2018, në lagjen “Minatiri”, ka vendosur lëndë plasëse në automjetin e shtetasit T.T.”, thueht në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026