Identifikohet pronari i qenit që kafshoi 4-vjeçaren në Vlorë, çfarë deklaroi para policisë
Policia e Shtetit njofton se ka identifikuar pronarin e qenit që kafshoi në kokë një vajzë katërvjeçare në Vlorë. Pas hetimeve, rezultoi se pronari është një shtetas 87-vjeçar, i cili është marrë në procedim penal në gjendje të lirë.
Gjatë marrjes në pyetje, i moshuari ka deklaruar se pitbulli mbahej zakonisht i lidhur brenda banesës, por sipas tij qeni ka këputur zinxhirin dhe ka dalë jashtë, duke shkaktuar sulmin ndaj vajzës.
Të gjitha materialet proceduriale janë dorëzuar në Prokurori, e cila do të vendosë mbi masat dhe përgjegjësinë për këtë ngjarje tragjike.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së martës dhe tronditi qytetarët e Vlorës, pasi një qen i llojit pitbull sulmoi dhe kafshoi në kokë një vajzë katërvjeçare në Lungomare.
Njoftimi i policisë
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 87 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “10 Korriku”, qeni i tij i racës Pitbull ka kafshuar një 4-vjeçare, e cila mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Qeni u mor në dorëzim nga shërbimi i mbrojtjes së kafshëve pranë Bashkisë Vlorë”, thuhet në njoftim.
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)