VIDEO/ E rëndë në Vlorë, qeni pitbull kafshon në kokë 4-vjeçaren

7 Prill 2026 | 13:26

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të marte në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka sulmuar një vajzë 4-vjeçare në zonën e Lungomares.

Sipas informacionit paraprak qeni e ka kafshuar vajzën në kokë dhe i ka shkaktuar plagë të rënda. 4-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa qeni është neutralizuar dhe lidhur nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, një rast tjetër është regjistruar në Pogradec, ku specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për veprën “braktisja e kafshës së shoqërimit” ndaj shtetasit K. S., 53 vjeç, banues në fshatin Nicë pasi qeni që ai mbante dyshohet se ka dalë nga rrethimi i banesës dhe ka sulmuar në krah shtetasen L. T., e cila po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, rreth 60 të burgosur do të fitojnë lirinë në burgun e Drenovës

Rreth 60 të burgosur në burgun e Drenovës do të fitojnë lirinë për shkak të zbatimit të ligjit për dhënien e amnistisë, i cili pritet...
17:34 | 13/07/2026

GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre....
16:36 | 13/07/2026

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike...
16:09 | 13/07/2026