IDF gjen trupat e 9 anëtarëve të Hamasit brenda një tuneli në Rripin e Gazës

28 Nëntor 2025 | 14:21

Ushtria izraelite, IDF njoftoi këtë të premte se ka gjetur trupat e 9 anëtarëve të Hamasit, të cilët u vranë së fundmi në operacionet e saj për të eliminuar rrjetin e tuneleve në Rripin jugor të Gazës. Ushtria izraelite thesksoi se gjatë operacioneve në Rafah gjetën nëntë terroristë të tjerë që ishin neutralizuar brenda infrastrukturës nëntokësore.

“Deri më tani, më shumë se 30 terroristë që u përpoqën të shpëtonin përmes këtyre tuneleve janë neutralizuar në zonën e Rafah,” shtoi ushria.

Sipas kushteve të armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 10 tetor, ushtria izraelite u tërhoq përtej “vijës së verdhë” brenda Gazës, që do të thotë se ajo ende kontrollon më shumë se 50% të enklavës palestineze.

SHBA-të, Katari, Egjipti dhe Turqia po punojnë për”një kompromis që do t’u lejonte luftëtarëve të Hamasit të tërhiqeshin nga tunelet pas vijës së verdhë, pranë Rafah.

Sipas një zyrtari të Hamasit në Gaza, 60 deri në 80 luftëtarë të organizatës palestineze mbeten në tunelet nën Rafah. Armëpushimi mbetet i brishtë, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje çdo ditë, ndërsa Rripi i Gazës, i shkatërruar nga operacionet ushtarake izraelite, mbetet i zhytur në një krizë të rëndë humanitare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca

Algjeria ka dhënë urdhër për mobilizim urgjent të personelit të mbrojtjes civile në 45 provinca, ndërsa vendi po përballet me më shumë se 100 zjarre...
10:21 | 17/07/2026

Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve

Parlamenti i Japonisë miratoi të premten një projektligj për të rishikuar Ligjin e Shtëpisë Perandorake të vendit, i cili përcakton linjën e trashëgimisë së fronit...
10:12 | 17/07/2026

Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran

Një sulm i ri ndaj një anijeje cisternë është regjistruar në Gjirin e Omanit , ndërsa konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit shkakton turbulenca...
09:58 | 17/07/2026