IKMT, IMT dhe Policia Bashkiake në Lungomare, vijon lirimi i hapësirave publike
IKMT, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë zbarkuar sërish sot në zonën e Lungomares, për të vijuar aksionin e nisur gjatë muajve korrik dhe gusht për lirimin e hapësirave publike.
Ky operacion, i cili pati një valë të parë intensive gjatë sezonit veror, është rikthyer tashmë në qendër të vëmendjes pas konstatimit të rasteve të reja të zënies së hapësirave publike, kryesisht me struktura të paligjshme, tavolina, kioska të improvizuara dhe objekte të tjera që bllokojnë lëvizjen e qytetarëve dhe këmbësorëve.
Sipas informacioneve paraprake, çdo subjekt që nuk pranon të lirojë hapësirën publike brenda afatit të kërkuar do të përballet me masa administrative, gjoba dhe procedura të tjera ligjore. Autoritetet theksojnë se qëllimi i aksionit është garantimi i një hapësire të hapur dhe të aksesueshme për të gjithë, si dhe respektimi i rregullave urbanistike në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
Aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa kontrolli do të shtrihet në të gjithë zonën bregdetare të Vlorës.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK çon për gjykim 5 persona për blerje votash në zgjedhjet 2023 të Rrogozhinës
- Seanca paraprake e Erion Veliajt, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me dosjen
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng