Ikona e Fiorentinës gjendet i vdekur në shtëpi, dyshohet për vetëvrasje

22 Korrik 2025 | 17:53

Futbolli italian është në zi. Celeste Pin, ish-mbrojtës i njohur i Fiorentinës, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare.

Mediat italiane raportojnë se Pin dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij mëngjesin e së martës, më 22 korrik, në banesën e tij në zonën kodrinore të Careggi-t, në Firence.

Lajmi tronditës u konfirmua pasi një i afërm, që nuk kishte më kontakt me të prej disa ditësh, ngriti alarmin. Ekipet e urgjencës dhe policia mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht e gjetën pa jetë. Në banesë nuk u gjet asnjë letër apo mesazh lamtumire, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.

Nëpërmjet një postimi prekës në rrjetet sociale, Fiorentina shprehu ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të një prej figurave të saj historike:

“Presidenti Commisso, bashkëshortja e tij Catherine, drejtori i përgjithshëm Alessandro Ferrari, drejtori sportiv Daniele Pradè, trajneri Stefano Pioli dhe i gjithë klubi i Fiorentinës bashkohen me familjen Pin në këtë moment të dhimbshëm dhe shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Celeste.”

Celeste Pin nisi karrierën si profesionist me Perugian, por u bë figurë kyçe e Fiorentinës gjatë viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990. Ai ishte pjesë e ekipit që luajti finalen e Kupës UEFA në sezonin 1989-1990, të cilën e humbën ndaj Juventusit.

Gjatë kohës te Viola, ai ndau fushën me emra të mëdhenj si Roberto Baggio dhe trajneri aktual i Fiorentinës, Stefano Pioli.

Më pas luajti për Veronën dhe Sienën, ku përfundoi edhe karrierën si futbollist. Pas tërheqjes nga fusha, ai mbeti pranë futbollit duke punuar si trajner për ekipe të moshave në Firence dhe më vonë si komentator sportiv. Përveç angazhimeve në sport, Pin punonte edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh në komunitetin sportiv të Firences dhe jo vetëm. Ai do të mbahet mend jo vetëm për kontributin e tij në fushë, por edhe për përkushtimin dhe pasionin e tij të vazhdueshëm ndaj futbollit italian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026