Ilir Kulla: E rëndë që Berisha nuk njeh sistemin e drejtësisë që e ka votuar vet
Analisti Ilir Kulla është shprehur se është i rëndë fakti që Sali Berisha nuk njeh sistemin e drejtësisë që ka votuar vetë.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai është shprehur se nëse duan që të kthehet besimi te opozita fillimisht zyrtarët e PD-së duhet të shkojnë te njerëzit e tyre.
“Që Berisha ka sfiduar drejtësinë nuk është ndonjë lajm i ri. Që PD të ketë një humbje të trishtë si ajo e zgjedhjeve vendore ka qenë një gjë që dhe më optimistët e PS-së nuk e kanë pritur ndonjëherë. Që të fillohet të krijohet besimi që opozita të bëhet ndonjëgjë, ata duhet të shkojnë njëherë te njerëzit e vet dhe të tregojnë se ata janë në gjendje që njerëzit e tyre t’i mbështesim. Këta i kanë tradhtuar njerëzit e tyre. Kush e mori përgjegjësinë në vitin 2019. Këta kanë përzënë njerëz nga partia. Është shumë e rëndë që një ish-kryeministër, ish-president, njeriu kryesor i shtetit nuk njeh sistemin e drejtësisë që e ka votuar me duart e veta”-tha ai.
LEOXNI GJITHAHSTU:
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)