Ilir Meta reagon pas deklaratës së Berishës, se i është hequr Non Grata

11 Qershor 2026 | 12:52

Pas deklarimeve publike të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me heqjen e statusit “non grata”, ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar duke ripërsëritur qëndrimet e tij të mëparshme për zhvillimet politike dhe institucionale në vend.

Meta thekson se nuk ndryshon qëndrimin e mbajtur vite më parë, duke iu referuar asaj që ai e cilëson si një “komplot mafioz” që, sipas tij, ka synuar dëmtimin e pluralizmit politik dhe marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë qëndrimi i plotë i Ilir Metës:

“Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë.”

Deklarata vjen në vijim të debatit politik të shkaktuar nga pretendimet për ndryshime në qëndrimet ndërkombëtare ndaj figurave të larta të politikës shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar Samitin e NATO-s në Ankara si një ngjarje me rëndësi historike për Aleancën e Atlantikut të...
16:00 | 11/07/2026

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së më 15 korrik, zbulohet mesazhi i kryetares së re Julia Emiri

Të mërkurën më 15 korrik do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të PD-së. Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha ka zbuluar detaje...
15:23 | 11/07/2026

Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për komentet dhe vlerësimet negative online, teksa këtë herë ka ndarë një video me review negative për Kalanë e...
13:32 | 11/07/2026