Numërohen 95.3% e qendrave të votimit, Ilirjan Celibashi deklaron rezultatet deri tani
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi doli në një deklaratë për shtyp ku raportoi mbi rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të 25 prillit.
Z. Celibashi informoi se ka përfunduar tërësisht numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit për subjektet politike, partitë politike dhe kandidatët e pavarur për 4922 nga 5199 kuti në total.
“Ka përfunduar tërësisht numërimi dhe vlerësimi për partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur për qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier Elbasan Gjirokastër Dibër Berat dhe Vlorë”, tha z. Celibashi, ku informoi se në Durrës dhe Tiranë ka përfunduar për 11 qendra numërimi dhe është ende në proces në 13 të tjera.
Në lidhje me pjesëmarrjen, z. Celibashi raportoi se deri tani përqindja zyrtare është 45,72%.
“Pjesëmarrja e deritanishme është 45,72% për 4922 qendra votimi që është e barabartë me 1.551.921 zgjedhës nga 3.393.748 zgjedhës në listat e këtyre qendrave të votimit”, tha Ilirjan Celibashi.
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në rang vendi janë:
Nisma Thurje – 0,64% të votave
PSD – 2,24% të votave ose 3 mandate
LSI – 6,85% të votave, 4 mandate
PD dhe Aleanca për ndryshim – 39, 40% të votave, 59 mandate
PS – 48,67% të votave të vlefshme dhe 74 mandate
Shpërndarja e mandateve në rang vendi deri tani është:
Berat – PD 2 PS 5 mandate
Dibër – PD 3 PS 2 mandate
Durrës – PD 6 PS 8 mandate
Elbasan – PD 6 PS 8 mandate
Fier – LSI 1, PD 6, PS 9 mandate
Gjirokastër – PD 1, PS 3 mandate
Kukës – PD 2, PS 1 mandate
Lezhë – PD 4, PS 3 mandate
Shkodër – PSD 2, LSI 1, PD 5, PS 3 mandate
Tiranë – PSD 1, LSI 2, PD 15, PS 18 mandate
Vlorë – PD 4, PS 8 mandate
“Po numërohen nga afër dhe po monitorohet procesi i votimit në qendrat ku nuk kanë përfunduar ende. Çdo vonesë numërimi do të shoqërohet me sanksione administrative dhe penale”, u shpreh z. Celibashi.
Ilirjan Celibashi theksoi se KQZ ka marrë të gjitha masat që ky proces zgjedhor të mos shndërrohet në Pazar elektoral.
“Kemi të gjitha materialet filmike të procesit të numërimit”, tha ai.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike