Iljazaj: Mos i mitizoni protestat politike, s’e rrëzoni dot Ramën edhe po bëtë…

20 Shkurt 2024 | 21:58

Gazetari Ervis Iljazaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se protesta e sotme, si të gjitha protestat politike, nuk ishte për të rrëzuar qeverinë por për të dëshmuar bashkimin e opozitës.

Sipas tij, kjo protestë dëshmoi se Rithemelimi është realiteti më i rëndësishëm opozitar.

“Ka një mitizim të protestave politike, gjatë tranzicionit shqiptar protestat  politike, që janë bërë shumë më të mëdha se kjo,  në fund nuk arrijnë ndonjë objektiv, më shumë bëhen për të forcuar radhët brenda vetes se sa për të rrëzuar qeverinë. Nuk rrëzohet qeveria me protesta politike. Në 21 janar nuk ra qeveria, bënë zgjedhjet dhe fituan Tiranën.  Këto protesta bëhen më shumë për të celebruar bashkimin mes tyre, kjo protestë dëshmoi se është realiteti më i rëndësishëm opozitar, e dyta mu duk një protestë tërësisht berishiste në retorikë”, tha Iljazaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026