Imami kundër poligamisë: Nuk arrihet drejtësia në Kuran që të kesh disa bashkëshorte

20 Janar 2024 | 21:21

Erjol Haxhiu, Imam në Xhaminë e Pazarit të Ri dhe Drejtor në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, u shpreh kundër jetës poligame të mjekut Dervish Hasi, i cili bashkëjetonte me 3 gra dhe kryente marrëdhënie dhe me një 16-vjeçare.

Imami tha se në Shqipëri çdo Imam që do të lidhë një martesë fetare duhet që çifti t’u prezantojë certifikatën e martesës nga institucioni shtetëror.

Teologu shtoi se ai personalisht nuk beson se arrihet drejtësia e përmendur në Kuran, si kusht themelor për të pasur 2 apo më shumë gra.

“Unë si Imam dhe teolog nuk mendoj se arrihet ajo drejtësia që është kusht themelor në Kuranin famënalt që të lejohet martesa me dy tre ose katër bashkëshorte. Dikur më përapra martesat që bënin imamët njiheshin dhe nga shteti dhe shërbenin si një lloj regjistri nga shteti, Kjo gjë nuk është aktuale. Si rrjedhojë ne kemi kusht nga Komunisteti Mysliman i Shqipërisë që i është dërguar të gjithë teologëve që përpaa se të lidhin n jë martesë fetare u kërkojnë një celebrim zyrtar nga shteti. Ti e lidh martesën por në rast që ata kanë një mosmarrëveshje me njëri tjetrin, nuk ke fuqi ta çosh drejtësinë aty ku duhet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila u qëllua për vdekje më 9 korrik në Shkodër. Sipas...
11:07 | 10/07/2026

Vrasja e tregtarit Besnik Hida në vitin 2019 në Lushnje, SPAK përfundon hetimet

SPAK ka përfunduar hetimet për vrasjen e tregtarit Besnik Hida, ngjarje e regjistruar në vitin 2019 në Lushnje. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjykimin e...
10:52 | 10/07/2026

Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona

Prokuroria e Beratit ka kërkuar masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 11 persona, të cilët dyshohen...
10:17 | 10/07/2026