Incidenti në Gramsh, Mediu: Rusia po kërkon vatra të reja konflikti
Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti, Fatmir Mediu thotë se Rusia po kërkon vatra të reja konflikti, duke iu referuar incidentit në uzinën ushtarake në Gramsh.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Mediu u shpreh se në pikëpamjen gjeopolitike, Rusia e konsideron Ballkanin si pjesë të vetën.
“Në pikëpamjen gjeopolitike, Rusia e konsideron Ballkanin si pjesë të vetën. Në pikëpamjet e zhvillimeve të fundit, sidomos pas agresionit rus, Rusia kërkon që të krijojë vatra konflikti. Për këtë, po përpiqet në mënyrë të qartë nëpërmjet Serbisë të krijojë situata konflikti. Nuk është hera e parë, edhe më parë ka tentuar të rekrutojë ushtarakë shqiptarë, por nuk ja ka arritur”, theksoi Mediu.
Ai bëri thirrje për mbledhjen sa më parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh, ku plagosën dy ushtarë shqiptarë.
Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
LEXONI GJITHASHTU
Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 09:16 Evropa kërcënohet nga nxehtësia ekstreme, meteorologët paralajmërojnë për rikthimin e El Niño-s
- 09:06 Vrasja e policit në Maliq, autori ishte kallëzuar 2 ditë më parë nga një çoban. Detaje të reja nga ngjarja
- 09:05 Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia është gati për paqe me Ukrainën
- 08:49 Pezullohet ngarkimi i naftës në Oman pas një sulmi të dyshuar me dron
- 08:37 Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur
- 08:30 Pentagoni shqyrton anulimin e vendosjes së raketave Tomahawk në Gjermani