Incidenti në protestë, gazetari Hoxha: Ngjarja i intereson Berishës dhe jo Ramës

7 Dhjetor 2022 | 11:30

Gazetari Poli Hoxha u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se ngjarja e djeshme ku u dhunua kreu i PD-së, i interesonte më shumë Sali Berishës sesa Edi Ramës.

“Zakonisht në ngjarje të tilla ndiqet linja se kush përfiton. Për mendimin tim kryeministri Edi Rama nuk besoj se përfitonte. Nga ana tjetër në mënyrë indirekte mendoj që edhe z.Berisha dhe lëvizjes së tij i intereson. Nga pikëpamja individuale Berishës nuk i interesonte”, u shpreh ai.

Më tej Poli Hoxha e konsideroi shumë të rëndë dhe të turpshme ngjarjen e djeshme dhe theksoi se duhet hetim.

“Berisha ka të drejtën e vetë të mos shkojë, kjo është e vërteta pavarësisht me ngjyrimet politike. Ai nuk ka bërë denoncim dhe madje tha që të lirohet fatkeqi. Ngjarja është shumë e rëndë dhe turpshme dhe autoritetet duhet ta hetojnë deri në fund. Ishte një ngjarje kriminale e dhunshme për moshën në radhë të parë dhe më pas si politikan. Duhet të presim hetimin sesi ka ndodhur ngjarja”, u shpreh gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026