Inflacioni në prill arriti 6,2%, niveli më i lartë që nga viti 2001

9 Maj 2022 | 12:18

Faturat për transport dhe ushqime vazhduan të shtrenjtohen edhe në prill, duke e çuar inflacionin në 6.2%, sipas INSTAT.

Kjo është rritja më e madhe e çmimeve, që nga viti 2001, rritje e cila do shoqërojë familjet shqiptare edhe në fillim të vitit 2023.

Çmimet e mallrave janë rritur shume gjate muajit prill, ku inflacioni u regjistrua 6.2%. Ky është shtrenjtimi më i madh në treg, që nga viti 2001, duke kaluar edhe marsin.

Transporti dhe ushqimet janë grupet që kanë pësuar rritjen më të madhe. Nafta, gazi e benzina, edhe pse me çmim të kontrolluar nga qeveria, janë shitur 22% më shumë se vjet. Edhe ushqimet bazike kanë vënë në vështirësi familjet, që kanë shpenzuar më disa herë më shumë për konsum.

Edhe grupet e tjera kanë pësuar një rritje zinxhir për shkak të shtrenjtimit të kostove bazë të prodhimit. Rritja është parë në kafene, hotele, por edhe në vendet e argëtimit, kinema. teatro e muze.

Sektorët që kanë regjistruar rritje më të vogël të çmimeve janë shëndetësia dhe komunikimi.

Të gjitha parashikimet nxjerrin një inflacion të lartë këtë vit, i cili pritet të bëhet i qëndrueshëm pas mesit të vitit 2023.

Burimi: INSTAT

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026