Informaliteti në punë mbetet i lartë, paga të ulëta dhe probleme me sigurimet
Afro gjysma e të punësuarve në vend marrin paga të ulëta dhe kanë probleme me pagesat e sigurimeve shoqërore. Këto kushte pune tregojnë për një nivel te larte informaliteti dhe pasiguri për te ardhmen e individëve.
47% e të punësuarve në Shqipëri nuk marrin një pagë të plotë. Sipas Organizatës Ndërkombëtare e Punës, atyre nuk u paguhen sigurimet shoqërore, marrin një pjesë të pagës të padeklaruar, ose përfitojnë rroga të ulëta.
Numri është i madh, dhe zakonisht këta punonjës punojnë në biznesin e familjes ose janë të vetëpunësuar, dhe paga e tyre varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të ardhurat e realizuara.
Vendi ynë ka një normë të lartë të punësimit vulnerabël, pasi metodologjitë vendase konsiderojnë të punësuar punonjësit e bujqësisë për vetëkonsum.
Të dhënat nxjerrin në pah edhe një vlerësim për informalitetin, i cili deri në fund të vitit 2021 arrinte në nivelin 37% të ekonomisë.
Për arsye të nivelit të lartë të punësimit vulnerabël, Shqipëria ka një përqindje të madhe të familjeve në rrezik të varfërisë, e cila përbën afro 25% të popullsisë.
Ndërkohë që ekonomia e Shqipërisë po rritet rreth 4%, shpërndarja e rritjes po bëhet e padrejtë, duke thelluar hendekun mes të pasurve dhe të varfërve.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 11:16 Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman
- 11:14 Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu
- 11:02 Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në
- 10:59 Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
- 10:44 Vapa rekorde vë në provë gatishmërinë e Gjermanisë
- 10:41 Seanca në Kuvend, rrëzohet interpelanca urgjente me kryeministrin Rama, e kërkuar nga Gazment Bardhi për protestën