“Pagat joreale krim ndaj pensionistëve”, Rama: Do ndërhyjmë për informalitetin

21 Tetor 2024 | 12:07

Kryeministri Edi Rama tha në një takim me pensionistët se grabitja më e madhe që iu bëhet atyre janë pagat informale.

Rama u shpreh se përpjekjet për rritjen e pensioneve do të nisin me luftën ndaj informalitetit të pagave, që siç tha është krimi më i madh që bëhet ndaj pensionistëve.

kemi nevojë për solidaritet për të mos lejuar që dhjetëra mijëra njerëz të mos vjedhin pensionet tuaja çdo ditë si një gjë që është normale, duke iu dhënë para në bankë dhe në dorë. Pensioni në fund del në bazë të pagës që është bankë, kjo është grabitja e madhe. Do ju them të gjithë biznesmenëve sidomos atyre që bëjnë ndërtime; nuk ka sot punonjës ndërtimi me 400 euro në muaj. Pagat joreale janë krimi më i madh ndaj çdo pensionisti. Këta duhet të luftohet dhe në radhë të parë ndërgjegjësohen që hyjnë në një gjynah shumë të madh. Çështja e pensioneve është një gozhdë në kokën time që nga fillimi i qeverisjes. Nga fundi i vitit do përgatitemi që këto fjalë të marrin kuptim dhe në 2030 ne do ta çojmë Shqipërinë në BE. Do i japim një kthesë shumë të fortë çështjes së pensioneve duke përdorur forcën e ligjit që kushdo që fiton para në Shqipëri pjesën e pensionistëve të mos guxojë ta prekë”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026