“Vetëm për 15 ditë më zgjat pensioni”, 77-vjeçarja: Darkë nuk ha fare…
Këtë të hënë në emisionin “People” në Euronews Albania u diskutua për pensionistët dhe për mbështetjen financiare që ata marrin nga shteti.
Ndonëse kanë punuar gjithë jetën, për ata është e vështirë të jetojnë një jetë të qetë pas daljes në pension, pasi të ardhurat që marrin, nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet jetike të tyre.
Një 77-vjeçare tha për “People” se me pensionin që merr fillimisht mundohet të mbulojë ujë, drita dhe ilaçe e më pas me pjesën tjetër të marrë ushqime. Ajo tha se me pensionin që del maksimumi kafen në lokal mund ta pijë vetëm 2 herë në muaj, ndërsa darkën siç u shpreh ajo “për fat të mirë, e të keq” nuk e konsumon.
“Jam 77 vjeçe marr 15000 lekë pension. Unë 15 ditshin e parë kam para, pastaj më mbarojnë to dhe fryj sytë. Unë kafen e pi në shtëpi, në lokal mund të shkoj 2 herë maksimumi gjatë muajit. Në drekë unë bëj me një lugë oriz, një karrot dhe një patate bëhet si supë, ose bëj ndonjë spec.
Në darkë për fat të mirë e të keq, nuk ha. Për ilaçe mos e pyesni se vetëm muajin që iku mora 70 mijë lekë ilaçe për veshkat. Harxhoj ato që kam se skam ku të gjej të tjera. Paguaj njëherë ilaçe, ujë e drita, e më pas ça ngelen do konsumoj”,-tha pensionistja.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit