“Inkandeshente” në FAB, hapet ekspozita personale e piktorit Bashkim Dervishi
Është hapur mbrëmjen e së mërkurës ekspozita personale e piktorit Bashkim Dervishi.
E titulluar “INKANDESHENTE” kjo ekspozitë vjen nga historiku i një antropologjie pamore që fikson nuancat e jetës së artistit të përkthyera në copëza imazhesh epike apo rutinë.
“Piktura ime është siç më duket mua, një konvertim i realitetit duke u bazuar po te realitetit. Qëndrimi im si artistë varet nga mbresat e rastit qoftë në jetën dhe realitetin që na rrethon, por dhe me motive me jehonë historinë dhe traditën e kombit tone”, thotw piktori Bashkim Dervishi.
Me këto piktura, Bashkim Dervishi i thur himn “gruas”, magjisë së saj, brishtësisë dhe njëkohësisht forcës së saj pamore.
”Në gamën e gjerë të krijimeve të mia zënë vend temat lirike intime deri te ato erotike. Nuk mungojnë gjithashtu tema nga realiteti I drejtpërdrejt. Për mua nuk ka gjëra të dorës së dytë apo të tretë, të gjitha janë të dorës së parë”, shprehet ai.
Çdo penelatë e tij është si të pikturosh një dritë të brendshme, një inkandeshencë shpirtërore, ku shpesh fotografia si memorie historike gërshetohet me pikturën poetike.
LEXONI GJITHASHTU:
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 21:03 Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 20:53 Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
- 20:47 Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:45 Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima
- 20:39 Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork
- 20:37 Tërmetet në Venezuelë, bilanc i ri: 4,333 viktima dhe 16,740 të plagosur