INSTAT, nëntori shënon rritje të numrit të shtetasve që dolën jashtë vendit

27 Dhjetor 2019 | 08:27

Nëntori ka shënuar një rritje të lartë të daljeve jashtë të shtetasve shqiptarë.

Sipas INSTAT, rritja në raport me nëntorin e kaluar ishte 11.4%, duke qenë më e lartë se rritja mesatare vjetore prej 9% për 11 mujorin.

Arsyet lidhen me festat e nëntorit, ku shqiptarët vërshuan jashtë për shkak të 5-ditëve pushim dhe tërmetit që shkaktoi një valë largimesh për shkak të panikut të krijuar.

INSTAT raportoi se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin nëntor 2019, janë 693.951.

Krahasuar me nëntor 2018, ky tregues rezulton me rritje 7,2%. Në nëntor 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 268.176.

Krahasuar me nëntor 2018, ky numër është rritur me 8,7%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026