‘Institucionet kanë funksionuar siç duhet’, Rama iu përgjigjet kritikëve

21 Gusht 2022 | 20:30

Pas ngjarjeve në Gramsh dhe Poliçan, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur reagimeve që kanë ardhur nga kritikët.

Sipas tij të gjithë kanë folur me zell për sigurinë kombëtare, por pa u fokusuar te e vërteta që sipas kryeministrit është se institucionet kanë funksionuar siç duhet.

Jo pak akuza ka pasur nga opozita se në Shqipëri mungon siguria, gjë që është pohuar dhe nga ekspertë të fushës vazhdimisht.

Shkrimi i plotë i Ramës në Twitter:

“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkon mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!

Dje dy rusë dhe një ukrainas tentuan të hyjnë në depon e armatimit në Gramsh, duke lënduar dhe dy ushtarë që ruanin zonën, ndërsa sot dy çekë u arrestuan brenda tuneleve të uzinës në Poliçan duke fotografuar, ndërsa bashkëjetueset e tyre prisnin jashtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin

Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u mblodh Komisioni Teknik Këshillimor për masat ndaj sezonit të zjarreve ku u analizua situata e krijuar nga temperaturat...
18:05 | 07/07/2026

Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë

Mungesa e aktiviteti fizik dhe jeta sedentare shpesh shihen si shkaqet kryesore te rritjes së sëmundshmërisë. Raporti i fundit i INSTAT nxorri në pah se...
17:56 | 07/07/2026

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026