Institucionet të gjejnë mënyra punësimi për të rinjtë e shkollave profesionale, thotë ish-zv.ministrja
Institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë një analizë të nxënësve që marrin formim profesional, por nuk kanë kryer praktikë, thotë ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj.
Në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjes” znj.Malaj u shpreh se duhen bërë analiza për të parë nivelin e nxënësve që kryejnë shkollat profesionale.
“Duhet një ndërhyrje institucionale, duke bërë një analizë të situatës, këtë detyrë e ka Ministria e Financave që mbulon edhe sistemin e arsimit profesional, për të bërë rezultatet, si kanë dalë nxënësit këtë periudhë, për të parë shkallën e formimit”, tha ajo.
Znj. Malaj nënvizoi se duhet të gjendjen mënyra nga ana e institucioneve dhe bizneseve që këta të rinj të futen në tregun e punës.
Ajo shtoi se të gjithë operatorët privatë duhet të koordinohen për të futur edhe një sistem pagash për të rinjtë që mbarojnë këto shkolla.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 09:32 Federata e Futbollit të Uruguait anulon fluturimin çarter të lojtarëve nga Kupa e Botës si ndëshkim
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje