Inteligjence e SHBA: Dodik po merr hapa për de fakto shkëputjen e Republikës Sërpska

12 Mars 2024 | 09:05

Ballkani Perëndimor mbase do të përballet me një rrezik të shtuar të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024, posaçërisht në Bosnjë e Hercegovinë ku lideri i serbëve të Bosnjës Millorad Dodik synon shkëputjen de fakto të Republikës Sërpska, dhe në Kosovë ku tensionet u rritën skajshëm vitin e kaluar, tha komunitetit i inteligjencës amerikane në një raport të vlerësimit vjetor të kërcënimit në botë.

“Liderët nacionalistë ka shumë të ngjarë t’i acarojnë tensionet për të përfitime politike, ndërsa aktorët e jashtëm do t’i shfrytëzojnë dallimet etnike për ta rritur apo mbrojtur ndikimin e vet rajonal, apo për të mos e lejuar integrimin më të madh të Ballkanit në institucionet euroatlantike dhe të Bashkimit Evropian”, thuhet në raport.

Në raportin e Zyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare thuhet se “përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare kanë shkaktuar vdekje dhe lëndime, përfshirë lëndimin e paqeruajtësve të NATO-së në vitin 2023”.

Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues serbë.

Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin duke thënë se ajo tentoi “ta aneksojë” veriun, por Serbia e ka mohuar çdo përfshirje.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR e shtoi numrin e trupave pas sulmit të 24 shkurtit, ku tani i ka 4.500 pjesëtarë.

Në lidhje me Bosnjë e Hercegovinën, raporti thekson se “lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, po ndërmerr hapa provokues për ta neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnjë dhe për ta siguruar de fakto ndarjen për Republikën e tij Sërpska”.

“Veprimi i tij mund t’i nxisë liderët e popullsisë boshnjake [myslimanët e Bosnjës] t’i rrisin kapacitetet e veta për t’i mbrojtur interesat e veta dhe kështu mbase të nxisin konflikte të dhunshme, të cilat mund t’i tejkalojnë forcat paqeruajtëse”, thuhet në raport.

Dodik, presidenti i Republikës Sërpska, është duke u përpjekur tash e dy vjet që entiteti i Bosnjë e Hercegovinës të marrë pushtetin e shtetit dhe të krijojë institucione paralele, duke kërcënuar se Republika Sërpska do të ndahet nga Bosnja e Hercegovina përgjithmonë.

Për shkak të “aktiviteteve të tij kundër marrëveshjes së Dejtonit”, Dodik është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Dodik më herët ka deklaruar se nuk ka frikë nga paralajmërimet amerikane dhe ka kërcënuar se do ta kthejë kufirin e entitetit në kufi shtetëror.

Ambasada Amerikane në Sarajevë paralajmëron për rrezikun e politikës separatiste të Dodikut, duke deklaruar se ajo “vë në rrezik perspektivën evropiane të Bosnjë e Hercegovinës, demokracinë dhe ekonominë e saj”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026