Inter-Barcelona përballen për finalen e Champions League, të gjithë sytë nga Italia
Mbrëmjen e kësaj të marte do të zbulohet skuadra e parë finaliste e Champions League, ku Interi dhe Barcelona luajnë ndeshjen e kthimit.
Përballja e parë e zhvilluar në Spanjë u mbyll në barazim 3-3 dhe të gjithë sytë janë drejt ndeshjes së kthimit në Giuseppe Meazza, ku vetëm njëra prej tyre do të kualifikohet në finalen e madhe të Champions League.
Përgatitjet kanë përfunduar dhe të dyja skuadrat janë gati për lavdi, në një duel që premton luftë sportive, tension, spektakël, por edhe lot në fund — që ende nuk dihet në cilin krah do të jenë.
Lajme të mira për të dyja skuadrat dhe rikthime me peshë. Te Interi rikthehet kapiteni Lautaro Martinez, ndërsa te Barcelona, ylli polak i sulmit, Robert Lewandowski. Të dy janë grumbulluar me ekipin në prag të gjysmëfinales dhe pritet të marrin minuta.
Te katalanasit, mungesat janë të rëndësishme, Koundé nuk arriti të rikuperohet, njësoj si mëngjarashi Balde, ndërsa edhe portieri gjerman Ter Stegen pritet të mungojë, pasi trajneri Flick konfirmoi si titullar polakun Szczęsny.
Për zikaltërit, mungesë me peshë është Benjamin Pavard, autori i golit në kualifikimin ndaj Bayern, i cili ka shfaqur probleme në gju.
Në letër, favoritë janë katalanasit, megjithëse me një diferencë të vogël, por dueli i javës së kaluar tregoi se në këtë fazë të garës nuk ka asgjë të sigurt.
Gjykimi i është besuar polakut Szymon Marciniak i cili pas kësaj sfide do të gjykojë finalen për titullin kampion të Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Egnatias, më 12 maj në stadiumin “Arena Kombëtare” në orën 20:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës