INTERPOL: Vaksina anti-Covid, target i rrjeteve kriminale
Agjencia globale e koordinimit të policisë INTERPOL ka paralajmëruar se rrjetet e organizuara kriminale mund të synojnë vaksinat anti-COVID-19 dhe mund të përpiqen të shesin doza të rreme.
INTERPOL, me seli në Francë, tha se kishte dhënë një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vendet e tij anëtare, duke i paralajmëruar që të përgatiten të përballen me rrjetet e krimit të organizuar që synojnë vaksinat anti-COVID-19, si fizikisht ashtu edhe në internet.
“Ndërsa qeveritë po përgatiten të sigurojnë vaksinat, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Përmes faqeve të rreme të internetit, rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu anëtarë të dyshimtë të publikut, çka mund të paraqesë një rrezik për shëndetin dhe jetën e tyre “, u shpreh sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, Jürgen Stock.
Në njoftimin e agjencisë, theksohet se ndërsa një numër i vaksinave anti-COVID-19 i afrohen aprovimit dhe shpërndarjes globale, sigurimi i zinxhirit të furnizimit dhe identifikimi i faqeve të internetit të paligjshme që shesin produkte të rreme do të jenë thelbësore.
“Përveç rreziqeve të porositjes së produkteve potencialisht të rrezikshme për jetën, një analizë nga Njësia e Krimit Kibernetik të INTERPOL-it zbuloi se nga 3000 faqet e internetit të lidhura me farmacitë e dyshuara për shitje të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore të paligjshme, rreth 1700 paraqesin kërcënime kibernetike”, shkruhet më tej në njoftimin në faqen zyrtare të INTERPOL-it.
Kjo deklaratë është cilësuar si njoftim portokalli, për të paralajmëruar një ngjarje, një person, një objekt ose një proces që përfaqëson një kërcënim serioz dhe të afërt për sigurinë publike.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave