Investime në shkolla e kopshte, Bankers kontribuon te arsimi në zonën e Fierit
Investimi te brezat e rinj dhe përmirësimi i kushteve për ta, është një nga fushat kryesore të programeve të përgjegjësisë sociale të Bankers Petrolium Albania.
“Siç dihet kompania Bankers e ushtron aktivitetin e saj edhe në territorin e Bashkisë Patos. Prej shumë vitesh kemi pasur një komunikim bashkëpunimi për të atakuar në pikat e interesit të përbashkët në zonë, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit,” u shpreh Rajmonda Balili, kryetare e Bashkisë Patos.
Për Bankers të rinjtë janë e ardhmja e zonës dhe prandaj investimi për ta, jo vetëm ndikon në përmirësimin e kushteve aktuale të edukimit dhe shkollimit, por dhe ndikon në ngritjen e një brezi të aftë për të zhvilluar edhe më tej zonën.
“Kemi rikonstruktuar shkollën e Belinës, e cila ka ardhur në ndihmë të komunitetit për fëmijët e atij fshati, njëkohësisht kemi bërë rikonstruksionin e pjesshëm të shkollës “Koli Dimo” në Frashër, e cila ka qenë një nga prioritetet tona,” tha Balili.
Ndër vite Bankers Petrolium Albania ka investuar në ngritjen dhe restaurimin e dhjetëra shkollave dhe kopshteve në zonën e Patosit, Roskovecit dhe Fierit.
“Po kështu kemi ndërhyrë dhe në disa nga projektet mjedisore të cilat në bashkëpunim dhe jo në bashkëfinancim me kompaninë Bankers kemi shtuar gjelbërimin në zonë, kemi shtuar njëkohësisht edhe në disa nga segmentet kryesore ku operon Bankers, por njëkohësisht iu vijmë në ndihmë edhe tokave të fermerëve”
Falë investimeve të kryera nga Bankers sot fëmijët e shkollave Frashër, Belinë, Zhupan, Kraps e Patos mësojnë në kushte më të mira dhe dinjitoze.
Vëmendje ka pasur edhe në fëmijët e moshave parashkollore me investimet në kopshtet e Lalarit dhe Belinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe që nga prilli pas armëpushimit të brishtë SHBA-Iran
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti