Inxhinierja që jeton me 32 zvarranikë: Më kanë kafshuar, por nuk i kam frikë
Nga dashuria e madhe për kafshët, Kondelina Zegali mendoi që të bëhej veterinere, por kur kuptoi që nuk do të mund t’i bënte gjilpëra kafshëve qoftë dhe për t’i shëruar mendoi të zgjidhte një tjetër rrugë për të qenë pranë tyre.
E apasionuar kryesisht pas hardhucave dhe gjarpërinjve ajo tashmë ka një koleksion të tërë me disa lloje speciesh, që shkojnë jo më pak se 32.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kondelina, me profesion inxhiniere tregoi se ka pasur raste që është kafshuar prej tyre, por pa i shkaktuar lëndim.
Ajo tha se zvarranikët janë të shpërndarë në të gjitha dhomat e shtëpisë, ndërsa rrëfeu se ka pasur raste kur disa janë arratisur nga terrariumi i tyre për në ambiente të tjera.
Kondelina pranoi se e mendon që mund të mbante edhe një kafshë helmuese, nëse do të kishte eksperiencën e duhur dhe infrastrukturën spitalore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset