Iraniani që jeton në Shqipëri: Nuk kthehem në Iran, mund të vritem

Naimi
25 Shkurt 2023 | 18:10

Edhe pse prindërit e tij emigruan nga Irani në Shqipëri, Naimi nuk ka shkuar dot kurrë në vendin e tij të origjines.

Për emisionin “Real People” në Euronews Albania, Naimi rrëfen se besimtarët Bahai në Iran persekutohen, burgosen dhe vriten.

Naimi tregoi edhe arsyet se përse ndodh kjo.

“Unë nuk kam qenë kurrë në Iran me thënë të drejtën. Kam qenë kurioz, por Bahait persekutohen shumë në Iran dhe besoj se nuk do ishte një hap i mirë që të shkoja për vizitë. Një prej prej parimeve apo strukturave që kemi në besimin Bahai, është një rend adminsitrativ, nuk kemi priftërinj, nuk kemi hoxhallarë, njerëz individualë të cilët ta drejtojnë bashkësinë.

Kemi vetëm institucione. Kleri e pëlqen fuqinë e vet, e pëlqen ndikimin që ka te njeriu dhe janë të ndjerë shumë të rrezikuar nga përhapja e besimit Bahai në Iran. Kjo ka çuar në përçarje, tortura dhe vrasje”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026