Irlandezët dorëzojnë në polici 41 mijë €, ua morën 2 fëmijëve që i gjetën në rrugë

28 Mars 2025 | 15:46

Një rast shumë i rrallë është paraqitur në policinë e Shkodrës. Çifti nga Irlanda Kevin Stack dhe Kate Konnoly janë paraqitur në policinë e Shkodrës mbrëmjen e 27 marsit duke dorëzuar mbi 40 mijë euro.

Pas marrjes në pyetje nga uniformat blu ata kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të një supermarketi, në lagjen nr. 13, Durrës.

Më herët në rrjetet sociale qarkullon një video, ku duket qartë se çifti ka marrë sasinë e parave që më parë ishte gjetur nga disa fëmijë në rrugë dhe më pas janë larguar.

Shuma e parave është dorëzuar një ditë më vonë në policinë e Shkodrës, ndërsa policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Nuk dihet nëse turistët kanë tentuar të vjedhin shumën e parave që ua morën fëmijëve apo qëllimi ka qenë që t’i dorëzojnë ato në polici.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026